Voton kandidatja për presidente, Vjosa Osmani

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 18:02 | Nga Kastriot Kokollari

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka hedhur votën e saj në kuti, raporton Ekonomia Online.

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku kandidatë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët po votojnë në raundin e parë për presidentin. Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.

Të ngjashme