Voton kryetarja e KQZ-së: Organizimi i tri palë zgjedhjeve për një vit sfidë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 07:12 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

Pasi votoi e para e KQZ-së, i ka ftuar qytetarët që të dalin në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

“Shpresoj që edhe kjo ditë do të kalojë si në raundin e parë në frymën demokratike, të lirë dhe fer siç ka qenë edhe ajo ditë. I ftojë edhe një herë të gjithë qytetarët me të drejt vote që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të dalin dhe të votojnë sot”.

Daka vlerësoi se organizimi i tri palë zgjedhjeve për një vit për KQZ-në ka qenë sfidë, por sipas saj ja kanë dalë më sukses.

“Ka qenë sfiduese sepse brenda një viti janë organizuar tri palë zgjedhje, por besoj që ja kemi dalë”.

Sipas Dakës nuk është raportuar për ndonjë problem, duke shtuar se shpreson që të gjitha qendrat janë hapur me kohë .

Ajo me tej shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshëm që procesit të jetë i rregullt.

1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 19 komunave.

Vendvotimet do të jenë të hapura që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes në 614 qendra të votimit, me gjithsej 1 mijë e 777 vendvotime.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar sipas KQZ-së do të jetë më shumë se 12 mijë e që janë vëzhgues të subjekteve politike, mediat, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe Bashkimin Evropian si dhe ambasadat e akredituara në vend.

Të ngjashme