Voton Shaqir Totaj, fton qytetarët për dalje masive

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Votimit 2001a, në SHFMU “Remzi Ademaj”, në ora 10:30, ka votuar Kryetari i Degës së PDK-së Shaqir Totaj, njëherësh edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Totaj, në vendvotim ishte i shoqëruar nga familjarët e tij.

Me këtë rast, ai ka bërë thirrje për qytetarët e Komunës së Prizrenit, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, për të votuar partinë dhe subjektin, që ata duan ta kenë në krye të vendit për katër vite të ardhshme. Gjithashtu ai ka bërë thirrje, që gjatë procesit zgjedhor qytetarët të ruhen nga provokimet e subjekteve, të cilat provokojnë situata jo të mira, për t’i dhënë orientim dhe dimension tjetër këtyre zgjedhjeve nacionale.

Kryetari i PDK-së, Dega në Prizren, ka kërkuar nga qytetarët, që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen dhe mundësinë e realizimit të qëllimeve dhe kërkesave të tyre, për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme.

Të ngjashme