Voton Visar Ymeri, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 09:16 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka votuar në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. Ymeri është kandidatë për deputetë nga ky subjekt politikë, raporton Ekonomia Online.

Pasi ka kryer obligimin qytetar Ymeri, ka thënë se është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në zgjedhje duke pasur parasysh rolin e tyre dhe rëndësinë në vendimmarrje.

Sipas tij, dalja në zgjedhje është pjesëmarrje në mënyrë aktive në formën sesi qytetarët e përcaktojnë fatin Republikës dhe fatin se si të qeveriset duke u bazuar në vullnetin e tyre politik, raporton EO.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. 971 persona pretendojnë karrigen e deputetit.

Të ngjashme