Vox Pop: Qytetarët e Drenasit nuk presin shumë ndryshime

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 14:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëmarrja e qytetarëve të Drenasit për të votuar për kryetar komunë nuk është e kënaqshme, së paku në orët e paradites.

Pas këtyre zgjedhjeve, qytetarët e Drenasit nuk kanë shumë shpresë për ndryshime.

Disa qytetarë që folën para kamerës së Ekonomia Online, thanë se nuk kanë shpresë që diçka mund të ndryshojë.

Por, ishte dikush që shpresonte se i preferuari i tij, Isa Xhemajli, do të fitojë dhe vetëm me të Drenasi mund të ecë përpara. Ky ishte, Hasir Kurtaj, banor i Drenasit.

Kurse Adem Kastrati, tregoi se ende nuk ka votuar, por që do të votojë në orët në vazhdim të cilat kanë mbetur deri në mbyllje të vendvotimeve (ora 19:00).

E Aida Krasniqi dhe Minire Bujupi, shpresën e tyre e kishin që pas këtyre zgjedhjeve do të hapen sa më shumë vende të lira të punës.

Të ngjashme