Vuçiç u bënë thirrje serbëve në Kosovë të votojnë për Listën Serbe

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për Listën Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për Listën Serbe në mënyrë që të parandalojnë sipas tij manipulimet me dëshirën zgjedhore të serbëve.

Vuçiq në një deklaratë për “RTS”, ka thënë se Lista Serbe është duke përjetuar  terror politik dhe përndjekje të organizuar nga zyrtarët e Kosovës.

“Shikojeni kush dhe pse punonë kundër asaj liste”, deklaroi Vuçiq.

Presidenti serb po ashtu u ankua për ndalimin e spotit ku Lista Serbe paraqiti sloganin “thërret Serbia”. “Vetëm Serbia duket fjalë e ndaluar”, shtoi ai.

Vuçiq është ankuar se ekzistojnë dy opsione të mundshme për manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë, vjedhja e votave nëpërmjet postës ose fletvotimet e pavlefshme.

“Një vjedhje është me rrugën e postës dhe letrave. Do të kërkojmë kontrollën e OEBS-së, dhe që OEBS t’i ruajë letrat, sepse e dimë se për ata njerëz kurrë dhe askush nuk ka votuar”, theksoi Vuçiq duke shtuar se shpreson se OEBS do të insistojë rreth kësaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme