Vuçiq, ambasadorëve të BE-së: Më vije keq, por Kosova është e interesuar vetëm çfarë thotë Amerika

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

“Kosova është e interesuar vetëm në atë që thotë Amerika dhe nuk i bën përshtypje reagimi i Bashkimit Evropian për heqjen e taksën.”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorë të Bashkimit Evropian si dhe me kreun e delegacionit të BE-së në Serbi, Samom Fabricin.

Gjatë takimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorëve të BE-se është diskutuar edhe për Kosovën.

Vuçiq ka thënë se me Prishtinën do të vazhdojnë të bisedojnë kur të shfuqizohet taksa ndaj Serbisë.

“Me Prishtinën do të vazhdojmë bisedimet kur ata ta shfuqizojnë taksën, unë jam gati të kushtojë gjithë kohën time për këto bisedime, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje”, përcjell lajmi.net.

Presidenti serb ka thënë se ambasadorët dhe kreu i Delegacionit të BE-së në Serbi janë shprehur të gatshëm që të mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë.

“Ne biseduam për shumë gjëra, sundimin e ligjit, lirinë e medias, investimet. Serbia duhet të vazhdojë rrugën e saj evropiane e cila sjellë energji të re dhe perspektivë sepse nga kjo varet e ardhmja e fëmijëve tanë”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kosova është e interesuar vetëm në atë që thotë Amerika dhe nuk i bën përshtypje reagimi i Bashkimit Evropian për heqjen e taksën.

Ndërsa, Fabrici ka thënë se BE-ja do të vazhdojë t’i bëjë presion Prishtinës për heqjen e taksës pasi është në kundërshtim me arritjen e marrëveshjeve të deritanishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme