Vuçiq bisedë telefonike me Macronin para samitit Kosovë-Serbi në Uashington

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Vetë Vuçiq, përmes një postimi në Twitter, ka bërë publik lajmin për bisedën me homologun e tij francez.

Duke publikuar një fotografi me Macron, Presidenti i Serbisë zbuloi se për çfarë bisedoi me presidentin francez.

“Kisha një bisedë shumë të mirë telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Tema kryesore ishin marrëdhëniet tona bilaterale dhe dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq

View image on Twitter

Kjo bisedë telefonike e presidentit serb më homologun e tij francez vjen tri ditë para udhëtimit të Vuçiqit në Moskë, ku do të takohet me presidenti rus Vladimir Putin dhe një javë para samitit Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku me ndërmjetësimin e SHBA do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Në takimin e 27 qershorit në Uashington do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hahim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa nga pala serbe, presidenti Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.

Të ngjashme