Vuçiq dhe Thaçi takohen të dielën në Bruksel

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 08:52 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohen të dielën.

Kështu bëjnë të ditur burime diplomatike evropiane të agjencisë serbe Tanjug e cila thekson se dy homologët do të takohen më 24 qershor në raundin e ri të dialogut në Bruksel.

Në takim Vuçiq dhe Thaçi do të flasin për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

‘Tanjug’ shton se zbatimi i marrëveshjeve të arritura do të jetë tema e dytë e rendit të ditës së diel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme