Vuçiq: Dje e zbulova që prapa taksës nuk ishte vetëm Haradinaj, ishin edhe ndërkombëtarët

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka dyshim se gjithçka që i shfaqet popullit serb nuk është e drejtë, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot pas bisedimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve në rajon, për zhvillimet e fundit në BiH dhe Malin e Zi.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha se ka zbuluar që ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Ai tha se dje në Munih në Konferencën e Sigurisë se ka kuptuar se prapa tij qëndronin edhe bashkësia ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Dje, për herë të parë, më në fund kuptova se Ramush Haradinaj nuk ishte plotësisht vetëm kur vendosi taksën ndaj Serbisë, por edhe bashkësia ndërkombëtare ishte e një mendje”.

Vuçiq, i cili  këto deklarata i bëri pas arritjes në Beograd në një takim me krerët e kishës ortodokse serbe, para gazetarëve tha se si pasojë e këtij vendimi Serbia ka pasë rënie ekonomikisht.

“Taksa ishte një mënyrë për të shtypur forcën ekonomike të Serbisë. Kemi humbur midis 0.4-0.5 për qind të rritjes sepse nëse po të mos kishte taksë do të kishim një rritje prej 5 për qind”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme