Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka për një marrëveshje me Kosovën

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një pjesë të fjalimit të tij në Forumin e Bratisllavës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një pjesë të fjalimit të tij në Forumin e Bratisllavës ku i pranishëm është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai po ashtu ka theksuar nevojën e arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën, për çka ka thënë se Serbia do të bëj gjithçka që është e mundur, transmeton lajmi.net.

“Më lejoni të them se nëse do të shkonin gjërat ashtu siç duhej nuk do të kishim këtë diskutim. Ajo që është me e rëndësishme është se çfarë do të bëjmë për njerëzit e tjerë dhe çështjet e tjera”, deklaroi Vuçiq.

“Çështja më e rëndësishme është për njerëzit që jetojnë atje, dhe ne do të bëjmë çfarëdo që është e mundur për të arritur një marrëveshje me Kosovën”, shtoi ai.

Vuçiq u ankua se situata në Kosovë nuk është më e mira. “Situata nuk është më e mira, dhe nëse më lejoni të flas unë them që situata është pesimiste por kjo nuk do të thotë se do të bëjmë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje dhe për të mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, vazhdoi ai.

Vuçiq shfrytëzoi rastin duke kritikuar qëndrimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nëse e dëgjojmë presidentin Thaçi atëherë  e gjithë Kosova i përket shqiptarëve dhe kosovarëve, nëse e dëgjoni Beogradin atëherë Kosova është Serbi dhe ne në këtë situatë duhet të gjejmë përgjigje. Duhet të gjejmë një zgjidhje që në njëfar forme të dyja palët do të përfitojnë, mirëpo jo ta njohim pavarësinë e Kosovës, nuk funksionon kështu”, theksoi Vuçiq. 

Të ngjashme