Vuçiq do të diskutojë me Stoltenberg për transformimin e FSK-së

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të bisedojë me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me formimin e ushtrisë në Kosovë, ka bërë të ditur Tanjug.

Sipas Tanjug këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti Vuçiq.

“Është detyrë e jona të vendosim komunikimin me ta dhe në terren. NATO ka marrë përsipër një detyrim, sipas Marrëveshjes së Brukselit, që të mos ketë ushtri në veri të Kosovës”.

Stoltenberg dje theksoi se veprimet për transformimin e FSK-së vijnë në një kohë të gabuar dhe se mund të ketë pasoja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme