Vuçiq falënderues ndaj Rusisë për çështjen e Kosovës

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 10:06 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se në kuptimin politik Serbia do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj Vladimir Putinit për faktin se vendi i tij e ka mundësinë për të luftuar për Kosovën dhe përsëriti se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Sipas tij, në kuptimin politik Serbia do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj Putinit për parandalimin e popullit serb nga marrja e vulës së popullit gjenocidial.

Kreu i shtetit serb, përsëriti në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij rus, Vladimir Putin se Serbia është një vend neutral dhe nuk ka dëshirë të hyjë në aleancat ushtarake duke përfshirë NATO-n.

Të ngjashme