Vuçiq flet për deklaratat e Merkelit: Gjermania na tregoi kufirin me njohjen e Kosovës

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 16:47 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas deklaratave të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila ka thënë se nuk ka ndryshime të kufijve në Ballkan.

Shefi i shtetit serb tha se Gjermania e ka demarkuar vendin e tij në momentin kur ajo e njohu Pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq theksoi se kjo nuk është gjë e re dhe se ai do të vazhdojë të luftojë për të bërë diçka dhe fituar diçka për serbët dhe Serbinë, transmeton Klan Kosova.

Ai tha gjithashtu se do të duhet të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në shtator, por është e mundur që  të shihet në Austri porse ende nuk ka vendosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme