Vuçiq: Franca e ka njohur Kosovën si shtet dhe nuk do të ndryshojë qëndrim

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi këtë pasdite në Paris, përpara takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, se kjo është një bisedë e rëndësishme për disa tema më aktuale, duke filluar nga marrëdhëniet dypalëshe, rruga e BE-së e Serbisë, deri te rendi i përgjithshëm i Evropës dhe botës.

Vuçiq tha se sonte do të zhvillojë një bisedë private me presidentin e Francës, dhe më pas do të kenë një darkë pune.

“Kjo është shumë e rëndësishme për Serbinë, unë do të flas me një ose dy liderët më të rëndësishëm evropianë, përpara samitit me Prishtinën. Unë mendoj se kemi shumë për të folur me Macron,” tha Vuçiq për TV Pink.

I pyetur nëse mund të pritet një pozicion më fleksibël i Parisit ndaj Kosovës, Vuçiq tha se Franca e ka njohur Kosovën shtet dhe nuk do të ndryshojë qëndrim.

Të ngjashme