Vuçiq: Jemi larg asaj që dikush të na e ofrojë veriun e Kosovës

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 14:00 | Nga

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia është larg zgjidhjes së Kosovës dhe larg asaj që dikush ta ofrojë veriun e Kosovës, transmeton Koha.net

“Jemi larg kësaj… Jemi shumë larg nga çfarëdo tjetër “, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me një kompani kineze për ndërtimin e gomave të automobilave në Vojvodinë.

Ai ka thënë se deri vonë Serbia pothuajse nuk ka mundur as të bisedojë për një zgjidhje, sepse Kosova e konsideronte të përfunduar çështjen e vet.

“Do të fitojmë më shumë se sa që kemi pasur dje edhe në të drejtat e popullit e edhe në resurse. Nëse dikush thotë se pas 50 vjetësh do të siguronim më shumë, ai është joseriozi”, ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme