Vuçiq: Jemi për kompromis, çështja e Kosovës të zgjidhet përgjithmonë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është e gatshme për kompromis me palën shqiptare, për gjetjen e një zgjidhjeje të çështjes aq të vështirë, e cila duhet zgjidhur një herë e përgjithmonë.

Vuçiq deklaroi se Serbia ka shumë për të punuar në drejtim të shtetit ligjor, në lirinë e shtypit, etj., dhe që debate për gjëra të tilla janë orientuara në drejtime të duhura dhe jam i bindur se do të ketë rezultate në të ardhmen, njoftojnë mediet serbe.

“Por për ne serbët mbetet një problem i madh, që është raporti në mes të Kosovës e Serbisë, jo për atë se dikush dikujt i ka premtuar, por se dikush është mjaftueshëm i përgjegjshëm të mendojë për të ardhmen e vendit dhe që çështjet e rënda të zgjidhen një herë e përgjithmonë”, deklaroi Vuçiq, në takimin që zhvilloi me David McCalister, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, transmeton RTK.

Më tej, Vuçiq shtoi se jemi të gatshëm për bisedime në çdo kohë me shqiptarët për të arritur kompromis, por që për këtë, të shpresojmë se do të plotësohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme