Vuçiq: Kam folur me Macronin, rinisja e dialogut është çështje ditësh

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur para takimeve të 25 qershorit që do t’i ketë me udhëheqësit e institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Vucic ka thënë se dialogu do të rinis shumë shpejtë dhe se një gjë e tillë është thjeshtë çështje ditësh.

“Vërtetë shumë shpejtë, nuk është çështje muajsh, por ditësh”, ka thënë Vuçiq për tanjug gjatë vizitës së tij në Moskë.

I pyetur për një takim të mundshëm gjatë verës, kreu i shtetit serb ka thënë se “me siguri që do të ketë bisedime, por nëse do të ketë ndonjë ndryshim apo jo, do të shohim”.

Derisa ai nuk ka mundur që të konfirmoj nëse Franca do të organizojë Samitin e Parisit më 17 korrik në Paris.

Presidenti i Serbisë gjithashtu ka konfirmuar që ka biseduar edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron, por nuk ka dashur që të japë detaje më shumë.

Vuçiq nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel, derisa më pas do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për takimin e organizuar nga emisari i Trump, Richard Grenell./ge

Të ngjashme