Vuçiq kapet me Trajkoviqin për Kosovën

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 12:54 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke iu referuar politikanit serb në Kosovë, Momqillo Trajkoviq ka thënë se gjëja më qesharake për të është kur për Çagllavicën flasin ata që tokën serbe në këtë vend ia kanë shitur shqiptarëve.

“Kur lajmërohet Moma Trajkoviq dhe flet në lidhje me të më bën ta kap kokën dhe t`i them “çka është kjo. Ju të cilët e keni shitur gjysmën e tokës në rrethinën e Prishtinës na shisni mend sot sesi t`i mbrojmë interesat sot”.

Ai tha mes tjerash se në vendin i cili sipas tij ishte simboli i shtetësisë serbe në Fushë Kosovë, sot nuk ka më serbë, dhe se disa prej tyre mbetën në Bresje, Uglarë e Çagllavicë, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme