Vuçiq komenton takimin Thaçi-Putin, flet edhe për protokollin e Parisit

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar për herë të parë takimin dhe realizimin e fotografisë në mes presidentit kosovar Hashim Thaçi dhe atij rus, Vladimir Putin në Parisë të Francës.

Vuçiq, madje ka theksuar se nuk e di ku e ka marrë atë fotografi Thaçi, duke thënë se Putin i kishte kthyer shpinën kur e kishte takuar.

“Isha i pranishëm në Arc de Triomphe, kur Putin i ktheu shpinën Thaçit dhe nuk e di se kur ka ndodhur ajo fotografi. Është më shumë pyetje për Rusinë, por Moska është gjithmonë me Serbinë dhe unë besojë se ata do të vazhdojnë të jenë me vendin tonë. Por, nuk mendoj se për presidentin Putin është gjithmonë e lehtë të kuptojë se ne jemi në drejtim të Evropës”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.
Ai shtoi se Macron dhe Putin do të vizitojnë së shpejti Beogradin dhe nuk do të shkojnë në Kosovë. Sipas tij, shteti serb ka arritur të nxjerrë maksimumin nga Evropa dhe bota.

“Thaçi mund të luftojë për Putinin, por ai nuk do të marrë mbështetjen e tij për asgjë, përveç asaj që Serbia pajtohet”, ka shtuar Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me reagimin e tij për pozicionimin e Thaçit në shënimin e 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, ka thënë se pozicionimi ishte i tillë sipas rendit alfabetik.

“Bashkëpunëtorët ranë dakord se ashtu ishte në rend alfabetik. Ishte e rëndësishme për mua që të kërkoj falje nga Ambasadori Mondoloni dhe mendoj se veproj në mënyrë dinjitoze. Por dikush nuk e kuptoi sa e rëndësishme ishte ajo ditë dhe çfarë lloj shenjtërie ai përfaqëson. Ne vepruam në një mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme”, ka shtuar ai.

Ndryshe presidenti kosovar Hashim Thaçi ishte i pozicionuar në afërsi të kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit francez, Emmanuel Macron si dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Jo vetëm në 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore por edhe në Forumin e Paqes.

Përveç kësaj Thaçi realizoi disa takime me liderët botore dhe ai që bëri bujë të madhe tek serbët është takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Tutje Thaçi tha se Putin ka konfirmuar se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje mes vete, Rusia do ta mbështesë atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme