Vuçiq: Në Kosovë e Shqipëri po shtohen shumë përkrahësit e bashkimit kombëtar

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se te shqiptarët në Kosovë dhe tek ata në Shqipëri po shtohet në mënyrë dramatike përpjekja për projektin e bashkimit të tyre, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se “nuk ka iluzion se në valë të kësaj përkrahjeje, politikanët në Prishtinë dhe në Tiranë do të vazhdojë me politikën qëllimi i fundit i të cilës është bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Vuçiq, përcjell agjencia serbe e lajmeve beta, ka shtuar se janë shpeshtuar deklaratat e politikanëve në të dy vendet për bashkimin kombëtar.

“E kuptoj ç’është politika, nëse dikush 10 herë deklaron diçka, atëherë dijeni se ajo është politikë. Në Shqipëri dhe në Kosovë në mënyrë dramatike po rritet përkrahja për bashkim. Në Kosovë kjo përkrahje nga 35 për qind ka arritur në 40 për qind, ndërsa në Shqipëri nga 72 për qind ka shkuar në 75 për qind. Të dy palët, në valën e kësaj përkrahjeje, po punojnë për bashkim dhe kjo do ta shtojë edhe më shumë tensionin në rajon”, ka vlerësuar Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme