Vuçiq: Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja çmimin Nobel

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel” tha Vuçiq në TV Happy.

Ai theskoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.

Vuçiq përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.

Kreu i shtetit serb ka deklaruar poashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme