Vuçiq: Nëse iu duket nënçmim Kosova me yll, përdoreni katror

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme të bëjë diçka që t’ia lehtësojë pjesëmarrjen Kosovës në nismën që rishtas u quajt “Open Balkan”.

Vuçiq tha se nuk e ka problem që Kosova në vend të yllit të përdorë një shenjë si katrori për t’u prezantuar, njofton Klan Kosova.

“Kur dikush të jetë i përgatitur për të hyrë në këtë nismë atëherë mundet. Nëse kërkohet ndonjë lehtësim nga Serbia dhe për ju është nënçmuese nëse shkruan Kosovë me yll atëherë futeni një Kosovë me katror, nuk është problem. Të bëjmë diçka që të bashkëpunojmë dhe të arrijmë rezultate. Mos kërkoni justifikim që s’ka bashkëpunim, se ekonomia s’po funksionon apo pse qytetarët nuk po jetojnë më mirë.

Vuçiq ka thënë se Bosnja dhe Mali i Zi nuk kanë probleme me Serbinë dhe s’po marrin pjesë.

“Nuk e di pse nuk kemi bashkëpunim të mirë. Nëse do të kemi sukses do të ketë pengesa nga anash”.

Vuçiq tha se në Prishtinë po bëhet një fushatë edhe kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama pse ai po ulet në një tavolinë për të, duke shtuar se ndaj tij fushata kundër është konstante.

Edhe çështjet politike zgjidhen më lehtë veçanërisht kur i bashkoni afaristët dhe ekonominë. Nëse fillon një fushatë e kundërt sikur kjo në Prishtinë, jo kundër meje sepse këtë e kanë mësuar dhe kjo është 24/7, por kundër Ramës se jo pse është i ulur me atë. Mendoj se e bëj gjënë më të mirë për vendin tim njëjtë sikur Rama që e bën atë”.

Të ngjashme