Vuçiq: Nëse ndryshon formati, në dialog të përfshihen të gjitha fuqitë botërore

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 11:22 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Beogradi nuk e ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve. Por nëse ndodhë kjo, atëherë, sipas tij, në dialog duhet të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.

Siç njofton “Beta”, pas shkrimeve në disa media se ekziston mundësia që në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihen edhe “lojtarë” të rinj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për Serbinë ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, nën ombrellën e se cilit zhvillohet dialogu, por në qoftë se dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore, por ai nuk mendon se diçka e tillë “është në lojë”, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e faktorëve të rëndësishëm, por ajo që aktualisht janë të përfshirë drejtpërdrejt në dialog, është bashkimi Evropian”, tha Vuçiqi në një konferencë shtypi.(Telegrafi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme