Vuçiq: Nëse treni do të arrinte në Mitrovicë do të kishte të vrarë

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 23:18 | Nga

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste në “Tv Pink”, ka folur rreth trenit serb, duke thënë se e ka ndalur atë, për shkak se ka pasur informacione se ka grupe shqiptarësh kundër marrëveshjeve politike ndërkombëtare dhe se këtë gjë e kishte kuptuar të shtunën.

Për Vuçiqin, treni nuk ka qenë provokim dhe se forcat speciale të Policisë së Kosovës, kur të shkojnë në veri duhet të merren vesh me SHBA-të, BE-në dhe me serbët lokalë.

Ai ka shtuar se kjo gjë nuk ka ndodhur. “Ai ishte tren i zakonshëm. Nuk e di se çfarë problemi kishin me atë tren. Kujt i pengonin mbishkrimet në atë mjet, të tilla si ‘Kosova është Serbi’. Ishte tren dhe jo tank”, ka deklaruar kreu i qeverisë serbe.

Vuçiq ka shtuar se shqiptarët dje kanë kërkuar shkas për konflikt në veri të Kosovës. “Ne mund ta çonim trenin deri në Mitrovicë, por se jam menduar shumë për këtë. Nëse treni do të shkonte në veri, atëherë do të kishte të vdekur nga të katër anët”, ka thënë kryeministri serb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme