Vuçiq nesër takohet me Jens Stoltenberg, diskutohet per misionin e NATO-s në Kosovë

Prishtinë | 16 Maj 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë nesër një vizitë pune në selinë e NATO-s, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Agjenda e këtij takimi dypalësh pritet të përfshijë dialogun politik, partneritetin dhe mekanizmat praktikë të bashkëpunimit në mes Serbisë dhe NATO-s.

Poashtu pritet të diskutohet lidhur me misionin e NATO-s dhe rolin e tij në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme