Vuçiq për Sveçlen: Me kërcënoi, veç le të vazhdojë

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orban, presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot është marrë personalisht me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla për të cilin tha se “e ka kërcënuar”.

“Më ka kërcënuar ai piuni i Kurtit. S’kam problem me të, veç le të vazhdojë të kërcënojë”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se e di që ditë të vështira janë para tyre, raporton B92, transmeton Gazeta Express.

“Është e rëndësishme që ata kanë gjëra të lehta para tyre. Ata po ia dalin mirë me ndërprerjet e energjisë, është vërtet e lehtë dhe e këndshme për ta, dhe do të jetë vetëm e lehtë dhe e këndshme për ta… Epo, le të kërcënojnë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq shtoi se i pëlqente gjithmonë kur dikush i kërcënonte dhe se kurrë nuk do të donte që ata të kërcënonim dikë.

“Vetëm le të kërcënojë, le të vazhdojë, ai është shumë i rrezikshëm dhe i rëndësishëm dhe le të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, shtoi me ironi Vuçiq.

Sveçla tha se mund “të premtojë” ditë të vështira për Vuçiqin meqë në Kosovë stabiliteti veçse po fuqizohet.

Sveçla foli për shtrirje të rendit dhe ligjit në veri të vendit derisa po komentonte deklaratat e Vuçiqit për Kosovën.

“Sa i takon aspiratave shoviniste të Vuciqit në raport me Kosovën, unë mund t’i premtoj ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha ai në Syri TV

Të ngjashme