Vuçiq përplaset me gazetarët kosovarë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur një debat interesant me gazetarët nga Kosova të cilët po ndjekin punimet e samitit të Berlinit.

Gjatë konferencës për media pas takimit që pati me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte Vuçiq i pari i cili ia bëri një pyetje të pavend gazetarit të Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku .

“Ti po fotografon nga telefoni” ishte pyetja që ai i bëri Sadikut, ku më pas vazhdoi me fjalët sesi të gjithë gazetarët e Kosovës flasin serbisht e ai është i vetmi që nuk ka mësuar shqip.

Këtu ka qenë e menjëhershme përgjigja e gazetarit Sadiku se edhe vet Vuçiq mund ta mësojë shqipen.

Debat mes tij dhe gazetarëve nga Kosova u bë edhe për futboll kur shefi i shtetit serb theksoi se do të rregullojë stadiumin e Beogradit që të luhet Liga e Kampionëve atje.

Porse gazetari, Fidan Rama nga TV Dukagjini i ia ktheu me fjalët se edhe në Prishtinë luhet Liga e Kampionëve por Vuçiq iu përgjigje se de do ta ndërtojë një stadium në Graçanicë.

“Graçanica është qytet i Kosovës”, i tha më tej gazetari Fidan Rama.

Këtë muhabet, kryetari i Serbisë ai e përmbylli me fjalët se “më mirë është që të binden që të hiqet taksa” dhe siç tha ai “ta kuptoni se çka është e mirë edhe për ju edhe për të tjerët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme