Vuçiq: Puna e vetme e Kurtit dhe Gjukanoviqit është të bëjnë thashetheme për Serbinë dhe të më thonë “Putin i vogël”

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, se “puna e tyre e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë dhe të thonë se Vuçiq është ‘Putin i vogël’.

Sipas tij, “Kurti dhe Gjukanoviq duan ta rëndojnë gjithë Perëndimin” siç tha ai “në qafën e Serbisë dhe do ta ndalojnë atë të bëjë përparim ekonomik”.

Ai po ashtu ka deklaruar se presionet për Kosovën do të vazhdojnë.

Në TV Prva, Vuçiq hodhi poshtë raportimet e gazetës britanike “Guardian” se paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar dhe disa shtoi se “Guardianit” i pëlqen të gënjejë shumë”, transmeton Klankosova.tv.

“Janë gënjeshtra patologjike, nuk kam parë gënjeshtra të tilla si në Guardian”, ka thënë Vuçiq dhe ka thënë se “nuk është rastësi”.

Vuçiq tha se ka pasur tentativa për të rrezikuar paqen, si për shembull “gjithçka që ata bënë në lidhje me zgjedhjet për të provokuar një konflikt”.

“Nuk është sekret që unë marr 90 për qind të votave në Kosovë dhe kanë llogaritur se Vuçiqi nuk do të dojë të heqë dorë nga 50 mijë vota, do ta detyrojmë të futet në të dhe pastaj do të shohim se çfarë do të shpikim , çfarë incidenti dhe kë do ta dëbojmë”.

“Prandaj i kam lutur serbët nga Kosova që të ruajnë paqen”, ka thënë Vuçiq.

Të ngjashme