Vuçiq: SHBA-ja s’ndryshon qëndrim ndaj Kosovës

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë një një vizitë dy-ditore në SHBA, më 1 dhe 2 mars, ku do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe do të ketë takime të tjera me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, e ku temë diskutimi do të jetë Kosova.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq është  ftuar në Uashington nga Komiteti Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike (AIPAC), në një takim që do të mbledhë rreth 18,000 pjesëmarrës e ku do të marrin pjesë edhe dy të tretat e anëtarëve të Kongresit Amerikan.

Para udhëtimit në SHBA, presidenti Vuçiq,  sot në mëngjes, ka thënë se në Uashington, përveç me sekretarin e shtetit, Pompeo, do të takohet me këshilltarin e presidentit për Sigurinë Nacionale të SHBA, Robert O’Brien, të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer dhe të dërguarin Special të SHBA për dialogun Beograd-Prishtinë Richard Grenel, dhe siç tha ai “të gjithë ata që vendosin për Serbinë” .

“Temë kryesore e bisedimeve në Uashington, do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme