Vuçiq: Shqetësohem se Prishtina mund ta shfrytëzojë vizitën e Macron për ndonjë incident

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmë se pas vizitës së homologut të tij francez në Serbi, Emmanuel Macron pret një mbështetje të fortë dhe më shumë nga Franca në rrugën evropiane, por edhe në drejtim të zgjidhjes së problemeve në Kosovë.

“Nuk do të mendojmë njëjtë, kjo është e pamundur. Por a do të mund t’i kuptojnë disa prej kërkesave dhe nevojave tona, Presidenti Macron e ka bërë një gjë të tillë, ai është i sinqertë dhe tani këtë e ka dëshmuar”.

Kreu i shtetit serb mes tjerash ka deklaruar se e shqetësojnë siç tha ai” veprimet e ardhshme të Prishtinës dhe, në veçanti, që shpresojnë të përfitojnë nga prania e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd për të shkaktuar ndonjë incident ose problem në Kosovë”.

Vuçiq për Tv Pink tha se shqetësohet për ditët e ardhshme, për shkak se Prishtina, sipas informatave të inteligjencës qysh për nesër “ka lënë hapësirë” për veprimin e mundshëm të njësive speciale dhe se shqetësohet se ky do të jetë një “aksion gjenial sikurse herën e kaluar”.

Të ngjashme