Vuçiq: S’i përzihemi Malit të Zi siç bënë ata me ne kur e njohën Kosovën

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Raportet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë tensionuar jashtëzakonisht shumë kohët e fundit pas ndalimit që autoritetet malaziase ja bënë kreut të Kishës Ortodokse Serbe.

Lidhur me një zhvillim të tillë ka diskutuar sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një takim që ka pasur me Patriarkun Irinej.

Pas takimit Vuçiq ka komentuar deklarimet e krerëve të Malit të Zi të cilët kanë kërkuar që Serbia të mos përzihet në punët e brendshme shtetërore.

Vuçiq ka thënë se nuk do t’i përzihen Malit të Zi në punë e brendshme siç kishte bërë sipas tij Podgorica zyrtare kur kishte vendosur të njihte pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se një vendim i tillë ka qenë brutal dhe jo vetëm interferim në punët e brendshme të Serbisë por edhe shkatërrim i integritetit territorial dhe ligjit ndërkombëtar.

“Ne nuk duam të bëjmë atë çfarë Mali i Zi na ka bërë neve kur vendosen të ndërhyjnë në punët tona të brendshme në mënyrën më brutale, jo vetëm duke u përzier në punë e brendshme të Serbisë, por edhe duke shkatërruar integritetin territorial dhe ligjin ndërkombëtar duke e njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Të njëjtën akuzë e ka pasur sot edhe kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kur i ka reaguar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, rreth kundërshtimit të idesë së korrigjimit të kufijve.

Daçiq ka thënë se maqedonasit do të duhej të kujtoheshin për një gjë të tillë para se ta njihnin Kosovën si shtet

Të ngjashme