Vuçiq: Sidoqoftë, Serbia do të duhet të pyetet për Kosovën

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

“Sidoqoftë, Serbia do të duhet të pyetet, kur bëhet fjalë për Kosovën.”

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me përpjekjet e vendeve anëtare të BE-së për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Çdo atdhetar në këtë vend do të donte që ne të vendosim çështjet tona dhe të drejtat tona. Ata thonë ‘ ‘ju do ta bëni këtë ose atë ‘, dhe atëherë thjesht mund të qeshni dhe kafshoni gjuhën tuaj. Është bukur që ata vendosin gjithçka, por, bile për diçka duhet pyetur Serbia”, tha ai, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme