Vuçiq takohet sot me Lajçakun, bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar në Bruksel ku sonte do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga selia e BE-së thonë se me presidentin serb në Bruksel do të bisedohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

Të hënën, presidenti i Serbisë do të pritet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe pas kësaj, Vuçiq është planifikuar të takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Një takim tjetër i presidentit serb është planifikuar me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Shefin e Diplomacisë së BE, Josep Borrell, i cili do të organizojë një drekë pune me rastin e vizitës së Presidentit Vuçiq.

Të ngjashme