Vuçiq takon drejtoreshën e UNESCO-s, flasin për Kosovën

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçq është takuar sot me drejtoreshën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), Audrey Azoulay, me të cilën diskutoi mundësitë për një bashkëpunim siç tha ai  “më domethënës dhe mbrojtje të trashëgimisë serbe në Kosovë”.

“Vuçiq tha se Serbia i vlerëson aktivitetet e UNESCO-s në mbrojtjen e trashëgimisë historike, kulturore dhe fetare serbe të rrezikuar në Kosovë, pasi është një trashëgimi e të gjithë botës”, njofton Zyra për Shtyp e Presidentit të Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme