Vuçiq të dielën në Bruksel, shpreson që dialogu me Kosovën të vazhdojë në maj

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të udhëtojë të dielën për në kryeqytetin evropian, Bruksel për t’u takuar me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

Vuçiq ka thënë se shpreson që dialogu me Kosovën të vazhdojë në maj, shkruan Tanjug.

Vuçiq do të ketë disa takime të dielën, ditën kur arrin në Bruksel teksa të hënën ai do të takojë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell me të cilin do të ketë takim të gjatë si dhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Javën e ardhshme në Bruksel do të qëndrojë edhe kryeministri Albin Kurti por në data të ndryshme.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të takohet me presidentin serb gjatë qëndrimit në Bruksel.

Të ngjashme