Vuçiq: Të hënën shkoj në Bruksel, rezultati do të shihet në fund të lojës

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se do të udhëtojë të hënën për në Bruksel, ku është planifikuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një ditë më vonë, transmeton Gazeta Express.

Ky është takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Unë po shkoj në Bruksel të hënën, të martën ka një dialog që është i rëndësishëm”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se dialogu është i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme që “të flasim për shkak të njerëzve në Kosovë dhe Metohi”.

Ai tha se “rezultati shihet në fund të lojës”.

“Unë gjithmonë i kam admiruar ata që kërcënojnë të rrahin kundërshtarët e tyre para ndeshjes, nuk më intereson se çfarë thonë ata. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel, ata vijnë për ta organizuar shfaqjen, rezultati shkruhet në tabelë në fund”, theksoi Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme