Vuçiq: Do ta ndalojmë hyrjen e Kosovës në UNESCO

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 16:46 | Nga

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në vjeshtë pret betejë të madhe kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO , por beson se Serbisë sërish do të fitojë.

Kur bëhet fjalë për përpjekjen e Prishtinës që të sigurojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ai është një proces i gjatë e shanset e Beogradit që ta kontestojë këtë, janë më të vogla se sa për UNESCO- n, pasi që për të duhen dy të tretat e votave, ka thënë ai.

“Sa i përket UNESCO-s, do të ndërmarrim të gjitha që mundemi në përputhje me fuqitë dhe mundësitë tona. Mos e hiqni nga mendja se kundër nesh nuk do të jenë jo vetëm shqiptarët e Prishtinës, por edhe disa të fuqishëm të cilët e kanë sponsorizuar kërkesën për hyrje të Kosovës në UNESCO”, citon gazeta Blic e Beogradit të ketë thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme