Vuçiq thërret në takim përfaqësuesit serbë të Kosovës

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 08:33 | Nga

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se të hënën ka thirrur në takim të gjithë përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës.

Kjo ftesë u zbulua pas mospajtimeve që dolën në pah në mes deputetëve të Listës Serbe, të cilat çuan deri tek një ndarje e thellë mes tyre kur të enjten disa u kthyen në Kuvend e një pjesë tjetër mbeti në pozicion të ngrirë – duke mos u kthyer as aty e as në Qeverinë në Prishtinë.

Vuçiqi i ka thënë televizionit publik serb se në këtë krizë të Listës Serbe pati dorë bashkësia ndërkombëtare, si dhe natyrisht shqiptarët në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme