Vuçiq thotë se pati “bisedë të këndshme” me Lajçak

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që ka pasur me ndërmjetësuesin special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dëshirojnë paqe e stabilitet në rajon.

Takimin e ka njoftuar Vuçiq nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa ka thënë se pati një bisedë të këndshme me Lajçak, shkruan Gazeta Express.

“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, ka shkruar i pari i Serbisë.

Lidhur me takimin në llogarinë e tij private në Twitter ka shkruar edhe Lajçak, duke thënë se është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog dhe vizitën e tij në NATO dhe Çeki.

“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, ka shkruar Lajçak.

Ndërmjetësuesi special i BE’së ende nuk ka njoftuar për ndonjë takim me palën kosovare.

Të ngjashme