Vuçiq: Trenin e ndala unë

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 15:10 | Nga
Aleksandar Vuçiq i dha fund një takimi urgjent, për të dal në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Nga Beogradi , kryeministri serb kumtoi lajmin se vetë e ka urdhëruar ndalimin në Rashkë të trenit të nisur për Mitrovicë.

“Vendosa kështu për të ruajtur jetën dhe lirinë e qytetarëve të tanë, për t’i evituar konfliktet e përmasave të gjera, dhe për t’iu treguar të gjithëve se ne duam paqe”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se do i ankohet Bashkimit Europian, Rusisë, Kinës e edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Serbia nisi për në Kosovë një tren udhëtarësh e jo tanke, andaj reagimi i Prishtinës ishte i gabuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme