Vuçiq vjen sot në Kosovë

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:06 | Nga

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot në Kosovë dhe do ta vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës.

Vuçiqi do të takohet me përfaqësuesit serbë nga Kosova dhe pastaj do ta vizitojë Fakultetin Teknik në Mitrovicën Veriore, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Presidentit serb.

Gjithashtu, Vuçiqi do të bisedojë edhe me qytetarët në Qendrën Kulturore në Llapllasellë. Vuçiq vizitën në Kosovë ka paralajmëruar menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme