Vuçiqi e pret me lule Merkelin

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur para pak çastesh në Beograd. Ajo është pritur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me një buqetë me lule në aeroport.

Vuçiq në një postim në rrjetet sociale tha se “ka tremë para këtij takimi”.

Pas takimeve në Beograd, Merkel nesër do të udhëtojë në Tiranë.

Në agjendë, përpos takimit dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama është edhe një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, i iniciuar disa vite më parë nga vetë Merkel.

Të ngjashme