Vuçiqi garanton se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës vetëm deri më 2022

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sërish se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, por sërish ka potencuar se këtë garanci e jep deri në zgjedhjet e vitit 2022, të cilat i ka paralajmëruar që në ditën kur fitoi mandatin e ri, gjatë qershorit 2020.

“Nuk e di se çka do të duhej të ndodhte që kjo të ndryshonte. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja. Kemi bërë një politikë të mençur, i kemi ruajtur serbët nga konfliktet. Duke mos bërë heroin, ne kemi ruajtur jetët e serbëve në Kosovë. Kemi investuar në qëndrimin e tyre. I njoh 1000 njerëz që do të dëshironin konflikt për arsye të panumërta, por kur i pyes çka nëse vëllai yt do të kthehej në arkivol, atëherë mendojnë ndryshe”, ka thënë Vuçiqi në një intervistë për “Veçernje Novosti”.

Ai ka folur edhe për temat tjera, që lidhen me Kosovën, si dialogu. Ka thënë se me shqiptarët është vështirë të diskutohet, pasi sipas tij, nuk i mbajnë premtimet dhe i ndërrojnë qëndrimet.

Po ashtu ka thënë se pret që për Serbinë të rritet presioni pas fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet në SHBA.

Në fakt, Vuçiqi ka kohë që thotë se deri në zgjedhjet e vitit 2022 nuk do ta njohë pavarësinë. Për më tutje, ende nuk është deklaruar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme