Vuçiqi në konferencë të jashtëzakonshme, ushtria e Kosovës e paligjshme

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Ushtria e Kosovës është formuar në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare.

Madje, Vuçiq u shpreh se Kuvendi i Kosovës ka kundërshtuar edhe kushtetutën e vet për të formuar Ushtrinë e Kosovës.

“Sot, pas shumë vitesh kërcënime, e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës u formua zyrtarisht në mënyrë të paligjshme. Çdo gjë që shqiptarët bënë, e bënë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare dhe me kushtetutën e tyre”, u shpreh Vuçiq, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premtën.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës “është sulm ndaj serbëve dhe Republikës së Serbisë”.

Vuçiq po ashtu deklaroi se prapa votimit të Ushtrisë së Kosovës qëndrojnë tri shtete: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania.

Të ngjashme