Vuçiqi në KS: Ushtria është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Ka filluar mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e mandatit të FSK në Ushtri të Kosovës.

Që në fillim të fjalimit, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i është referuar Kosovës si Kosovë e Metohi.

“Jam shumë i frikësuar që Kosova e Metohia po bënë këto veprime. Ne kemi bërë shumë përpjekjeje që të ketë qetësi në Ballkan dhe gjithë Rajonin. Ne jemi përmbajtur që të mos reagojmë nga provokimet që vinin nga Prishtina. Ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet që kemi pasur, e Kosova asgjë”, tha Vuçiq.

Në fjalimin e tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka cituar Kushtetutën e Kosovës ku përcaktohet mënyra e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, e cila kërkon edhe pajtimin e dy të tretave (2/3) të deputetëve të pakicave.

Të ngjashme