Vuçiqi s’do që ta takojë Thaçin sot në Bruksel, e vë në pikëpyetje vazhdimin e dialogut

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 11:29 | Nga

Kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do ta takojë sot kreun e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.

Kështu së paku bëjnë me dije mediat në Serbi, që po përcjellin vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Siç shkruan Tanjug, Vuçiqi jo vetëm se nuk do ta takojë sot Thaçin, por e vë në pikëpyetje edhe vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Mediat në Serbi dje gjatë ditës kanë raportuar se Vuçiqi po shqyrton mundësinë që të anulojë takimin me Thaçin në Bruksel, sikurse edhe vizitën e tij në Kosovë. Një tjetër lajm nga rts thoshte se Vuçiqi do të shkojë në Bruksel për ta takuar vetëm Mogherinin, por jo edhe presidentin Thaçi.

Shkak për këtë është bërë deklarata e autoriteteve në Kosovë se Vuçiq s’ka pse të vizitojë liqenin e Ujmanit, në vizitën e tij të paralajmëruar për 8 dhe 9 shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme