Vuçiqi vazhdon me akuza për Kosovën: Prishtina nxit përkeqësimin e gjendjes së sigurisë

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritut sot në takim Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Vuçiq i ka shprehur atij brengosjen për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe paralajmëroi se Prishtina me veprime sipas tij provokuese kërcënon të sjellë përkeqësimin e gjendjes së sigurisë.

Ai po ashtu e ka njoftuar Lajçakun për sipas tij manipulimin e numërimit të votave nga Serbia, ka bërë të ditur presidenca serbe nëpërmjet një njoftimi të publikuar në media, transmeton lajmi.net.

“Presidenti Vuçiq është falenderuar që Sllovakia, përkundër presioneve, nuk ndryshon qëndrimin të mos e njohë Kosovën. Marrë parasysh kryesimin e Sllovakisë në OEBS, ai ka thënë se është shumë e rëndësishmë që organizata të ruajë statusin neutral, sidomos në punën e Misionit të tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Shefi i diplomacisë sllovake, Lajçak ka thënë se Ballkani Perëndimor është në fokus të kryesimit të Sllovakisë në OEBS dhe se me vëmendje të madhe ndjekë zhvillimet në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Vuçiq dhe Lajçak janë shprehur se raportet mes dy shteteve janë shumë të mira dhe ato ndihmojnë edhe në dialogun politik dhe përparimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Së bashku me bisedat serioze për të ardhmen e rajonit, Miroslav Lajçak dhe unë kemi gjetur kohë të flasim edhe për Beogradin dhe bukurinë e tij”, shkroi Vuçiq në Instagram shoqëruar me disa fotografi nga takimi i sotëm me Lajçakun.

Të ngjashme