Vulin e falënderon Rusinë për angazhimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka falënderuar sekretarin rus në Këshillin e Sigurimit, Nikolai Patrushev, për ta falënderuar që Rusia ka penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Një falënderim të tillë Vulin e ka bërë përmes një bisede telefonike.

Ai ka falënderuar zyrtarin rus për pozitën e Rusisë në respekt të sovranitetit të Serbisë, si dhe përpjekjet për parandalimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Interpol.

Patrushev në fund e ka ftuar Aleksander Vulinin për të vizituar Rusinë./Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme