Vulin: Kosova me numrin më të madh të luftëtarëve të ISIS-it

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se Kosova në raport me numrin e banorëve, është territori që ka numrin më të madh të luftëtarëve në Shtetin Islamik (ISIS)  në botë.

“Në përqindje, ka më shumë në mesin e vrasësve famëkeq sesa irakianët apo sirianët. Pas shkatërrimit të kalifatit, ata kthehen nga fusha e betejës dhe padyshim janë një kërcënim i madh për të gjithë të krishterët, dhe sigurisht për paqen dhe stabilitetin e të gjithë rajonit “, tha Vulin për Kuririn serb, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i tij erdhi pas paralajmërimit të ambasadës amerikane në Prishtinë ndaj qytetarëve amerikanë për sulme të mundshme terroriste në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme